Site icon Telegrafi

Vazhdojnë lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Ristani shkarkon nënkryetaren Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm

Kryetarja në detyrë Anuela Ristani ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhaj, si dhe sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Vendimes e Ristanit vijnë një ditë pas lëvizjeve në bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Veliaj, i ndaluar nga autoritetet, emëroi Sara Goxhajn si kryetare të komanduar të bashkisë.

Megjithatë, Veliaj tërhoqi të enjten vendimin, duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që delegonte kompetencat tek Anuela Ristani.

Ndërkohë, Alban Dokushi u paraqit të martën në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet në lidhje me hetimin mbi Veliajn.

Erion Veliaj reagoi në Facebook, ku sqaroi se ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj kishte qenë një keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.

“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu ndodh kur ‘punon’ pa informacion të mjaftueshëm,” shkroi ai.

Sa i përket raporteve me kryeministrin Edi Rama, Veliaj hodhi poshtë çdo aludim për përplasje, duke theksuar: “Me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.”

Exit mobile version