Telegrafi

Vazhdojnë largimet nga puna të gazetarëve në Maqedoni

Portali ”Faktor” bën të ditur se shtatë të punësuar të gazetës ”Vest” do të duhet të largohen nga puna, si tepricë teknologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Media Print Makedonija”, nën mbulimin e së cilës janë gazetat ditore ”Dnevnik”, ”Vest” dhe ”Utrinski Vesnik”, tashmë u ka ofruar punëtorëve që të paraqiten vullnetarisht të largohen, ose kompania do ta bëjë përzgjedhjen e punëtorëve të cilët do të shkarkohen nga puna.

Gjithnjë sipas ”Faktor”, afaristi Orce Kamçev, e ka blerë portalin sportiv ”Sportmedia”, por me kushte që dy gazetarët, Goran Antevski dhe Tanja Jovanovska, të largohen nga ky portal.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që një numër gazetarësh largohen nga puna. Më herët, një largim nga puna ndodhi në Tv Telma, që shkaktoi disa reagime./Telegrafi/