Portali ”Faktor” bën të ditur se shtatë të punësuar të gazetës ”Vest” do të duhet të largohen nga puna, si tepricë teknologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Media Print Makedonija”, nën mbulimin e së cilës janë gazetat ditore ”Dnevnik”, ”Vest” dhe ”Utrinski Vesnik”, tashmë u ka ofruar punëtorëve që të paraqiten vullnetarisht të largohen, ose kompania do ta bëjë përzgjedhjen e punëtorëve të cilët do të shkarkohen nga puna.
Gjithnjë sipas ”Faktor”, afaristi Orce Kamçev, e ka blerë portalin sportiv ”Sportmedia”, por me kushte që dy gazetarët, Goran Antevski dhe Tanja Jovanovska, të largohen nga ky portal.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që një numër gazetarësh largohen nga puna. Më herët, një largim nga puna ndodhi në Tv Telma, që shkaktoi disa reagime./Telegrafi/