Inter ka njoftuar se Gabriele Oriali ka lënë pozicionin e tij si menaxher teknik te Nerazzurrët.
Oriali është shumë i afërt me ish -trajnerin e Interit, Antonio Conte, ku ka punuar së bashku edhe te Kombëtarja e Italisë.
Kishte shumë raportime për të ardhmen e Oriali në “San Siro”, pasi Conte u largua nga klubi me pëlqimin e ndërsjellë.
Interi tek sot ka ka njoftuar se menaxheri teknik është liruar nga pozita e tij në klub.
“FC Internazionale Milano njofton se, nga sot, Gabriele Oriali është liruar nga pozita si Menaxher Teknik i Ekipit të Parë”.
“Klubi falënderon menaxherin për punën e bërë dhe i dëshiron më të mirën për vazhdimin e aktivitetit të tij profesional”, thuhet në deklaratën e klubit.
Oriali ishte një nga shtyllat e Interit në rrugën e tyre drejt titullit sezonin e shkuar. /Telegrafi/