Evangelos Marinakis, presidenti kontrovers i klubit grek, Olympiacos, ka marr një vendim të paparë deri më tani në bon e futbollit.
Ai i ka larguar të gjithë lojtarët e ekipit të parë, ndërsa do ta vazhdojë kampionatin me lojtarët e rinj deri në fund të sezonit.
Marinakis i ka dënuar hiq më pak se me 400 mijë euro gjobë.
“Ju mendoni vetëm për shtëpitë e bukura ku jeton dhe veturat e juaja, juve nuk ua ndjen për klubin”
“Ekipi i të rinjve e dashuron Olympiacosin, por edhe fansat e duan më shumë se ju”.
“Kam harxhuar miliona euro, për të pasur gjithçka, i kam largua tre trajnerë për ju dhe e shoh që faji është i juaji”.
Klubi është i treti në kampionat me gjashtë pikë pas liderit AEK, pasi që i kanë fituar nëntë tituj kampion radhazi.
Njëri nga trajnerët e larguar nga Olympiacosi ishte Besnik Hasi i cili i dërgoi në Ligën e Kampionëve.
Nga lajmi se Olympiacosit do të luajë me lojtarë të rinj mund të përfitojnë disa lojtarë shqiptarë që janë pjesë e kategorive të reja. /Telegrafi/