Telegrafi

Vazhdojnë kolonat në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë, pritje deri në gjysmë ore

Në dy pikë kalime kufitare në Kosovës janë krijuar kolona të gjata, kjo pasi bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 12:16) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 20-30 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/