Telegrafi

Vazhdojnë kolonat në kufi, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë në Merdar

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 1 mijë metra, bashkatdhetarët po presin deri dy orë për të kaluar kufirin, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 300 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë kufitare është rreth një orë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në kufi në kohë reale duke klikuar KËTU./Telegrafi/