Telegrafi

Vazhdojnë kolonat në dy pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar

Foto: Ilustrim

Dy pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdojnë të jenë më të ngarkuara sa i përket kolonave.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se qytetarët po presin deri në dy orë në këto dy vendkalime kufitare, për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, transmeton Telegrafi.

Në hyrje të Merdares kolonat arrijnë deri 1000 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë deri 500 metra.

Kurse, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/