Telegrafi

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikëkalimet kufitare në Merdar, te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Mutivodë

Foto: Ilustrim

Vazhdojnë kolonat e gjata në disa pikëkalime kufitare të Kosovës me Serbinë, ku bashkatdhetarët po presin me orë për të dalë nga Kosova.

Kolonat e gjatë janë shënuar në disa pikëkalime kufitare, si në Merdar, te Dheu i Bardhë, Mutivodë e Muçibabë.

Sipas një njoftimi të faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), saktësisht të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar në Merdar pritjet janë deri në tri orë, te Dheu i Bardhë deri në dy orë, ndërkaq në Muçibabë dhe Mutivodë deri në një orë.

Ndërsa, kolona më e gjatë e automjeteve sipas këtij njoftimi është shënuar në pikëkalimin kufitar në Merdar deri në 2,000 metra, po ashtu edhe tek Dheu i Bardha deri në 1,500 metra.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/