Telegrafi

Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdare

Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare vazhdojnë të jenë prezente kolonat e gjata të veturave.

Kolona të gjata janë parë edhe sot në këtë pikëkalimi, e kjo për faktin e një numri të madh të bashkatdhetarëve të cilët po vinë në Kosovë për pushime.

Ndërkaq sipas raporteve nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot deri në orën 14:23 kolona në dalje të pikës kufitare në Merdare është pothuajse gjysmë kilometri./Telegrafi/