Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet tek “Ura e Fshejt” për gjetjen e trupit të kampionit të kërcimeve, Kusari-Lila ngushëllon familjen

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe sot po vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”, Sali Riza Gërqinës.

“Dje pasdite ka humbur jetën tragjikisht, kampioni i shumëfishtë i kërcimit nga “Ura e Fshejt” Sali Riza Gërqina. Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt.

“Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës. Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve. Prehu në paqe kampion!”, shkruan Kusari-Lila. /Telegrafi/