Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se deri në ora 11:00 nuk është gjetur personi, apo ndoshta personat që ndodheshin në automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës.
Nga SPB Tetovë informojnë se nga ora 08.00 e mëngjesit ka vazhduar kërkimi në brigjet dhe në shtratin e lumit Vardari, në të cilin janë përfshirë edhe policët e SPB Tetovë.
Prej atje gjithashtu informojnë se kërkimi bëhet në të dy anët e lumit.
Ndryshe, dje rreth orës orës 11:30 një makinë ne targa të Kumanovës doli nga rruga në hyrje të fshatit Zhelinë dhe ra në ujërat e lumit Vardar.
Për momentin ende nuk ka informacione të konfirmuara se sa persona kanë qenë në veturë./Telegrafi/