Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet për katërvjeçarin e humbur në Mramor, në ndihmë vjen Policia dhe FSK-ja (Video)

Janë duke vazhduar kërkimet për Erion Gashin, katërvjeçar, i cili ka humbur të mërkurën rreth orës 17:00 në fshatin Mramor të Prishtinës.

Përveç rreth 80 banorëve të fshatit Mramor bëhet e ditur se në kërkim të katërvjeçarit të humbur janë angazhuar edhe Policia dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës .

Kërkimet janë duke i vështirësuar kushtet atmosferike pasi tashmë ka filluar dhe të bie shi.

Derisa qytetarët e shumtë janë duke vazhduar kërkimet, kurse ora shënon afër 01 pas mesnate Erioni ende vazhdon të jetë i humbur.

Luten të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit ku mund ta kenë parë Erion Gashin të lajmërohen në numrin e telefonit: +377 45 262 087.

Exit mobile version