Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Driton Stanës nga Vushtrria, konsiderohet i zhdukur nga 9 shkurti

Po vazhdojnë kërkimet për Driton Stranën nga Vushtrria i cili raportohet i zhdukur që nga data 9 shkurt.

Lajmin e ka dhënë vet Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri pasi vizitoi njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së.

“Sot kam vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së në krye me rreshterin e klasit të parë Safet Kelmendi, që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti 2021”.

Tahiri ka lutur qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion për rastin të lajmërojnë policinë.

FSK, Policia dhe Drejtoria komunale e emergjencave po bashkëpunojnë ngushtë dhe janë në kërkim të z. Driton Strana, ndërsa kushdo që ka informata për këtë qytetar, luten që të lajmërojnë Policinë e Kosovës”, ka shkruar më tej Tahiri në Facebook./Telegrafi/