Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet për Bleonën

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka një pistë, në të cilën të fokusojë punën e saj për gjetjen e vajzës së zhdukur ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në mal, raportoi e përditshmja “GSH”.

Vogelushja u zhduk në rrethana misterioze, në fshatin Zapod të Kukësit. Policia kontrolloi të gjithë zonën, pas zhdukje së Bleona Matës, deri në bjeshkët e Kosovës, për më shumë se tre javë.

Policia iu kthye edhe njëherë terrenit, për të siguruar prova dhe fakte të reja. Policia kthehet në Kukës dhe në zonat për rreth dhe vazhdon kërkimet , por nuk bën publik asnjë fakt dyshues që i ka nisur drejt Zapodit ekspertët e kërkimit në terren dhe një sërë kërkuesish privatë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version