Në Pejë është zhdukur 62 vjeçari Idriz Muriqi nga Vitomirica, i cili që nga mëngjesi i 22 majit nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët, banorët e fshatit dhe Policia e kanë kërkuar, por deri më tani pa rezultat.
Prandaj, familjarët kanë kërkuar ndihmën e FSK-së sepse po dyshojnë se ai ka rënë diku në ujë.
Në polici thonë se kërkimet janë duke vazhduar dhe se nëse nevojitet ndihma e FSK-së, diçka e tillë do të ndodhë, pasi ekziston komunikimi mes dy institucioneve.