Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e personave të gjendur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit që goditi vendin orët e para të ditës së djeshme.
Mësohet se të paktën 10 janë personat që kërkohen nën rrënoja në Durrës. Nga ana tjetër, reporteri i Top Channel, Klodian Zhivani bën me dijeni se 6 të tjerë thuhet se jan në Thumanë. /Tch/