Në lokalitetin Viniçka Kërshlla vazhdojnë kërkimet arkeologjike si projekt i interesit kombëtar, i financuar nga Ministria e kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto hulumtime janë duke u bërë plot gjashtë vite me radhë, si kërkime sistematike, ndërkaq janë duke u hulumtuar tumba të periudhës së bronzit dhe hekurit.
Planifikohet që këtë vit të bëhen kontrolle, përmes një sonde, në teracën lindore të terenit që ka dhënë tregues se ka mbetje arkeologjike në atë pjesë të vendit./Telegrafi/