Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet arkeologjike në Ohër

Në kuadër të programit vjetor të Ministrisë për kulturë, janë duke u zhvilluar hulumtime sistematike arkeologjike në lokalitetin Gorna Porta, në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lokalitet janë gjetur varrezat më të vjetra, kurse të njëri varr u gjet një maskë ari, byzylyk ari dhe rreth 70 gjësende tjera ari, argjendi, bronzi e qelibari.

Deri tani janë gjetur 85 varre, 12 nga të cilët datojnë nga periudha maqedono-helene, pra shekullit 3 – 2 p.e.s, kurse pjesa tjetër e varreve janë të periudhës osmane, nga shekulli 15 deri në shekullin 18./Telegrafi/

Exit mobile version