Telegrafi

Vazhdojnë investimet në rrjetin furnizues: Nesër ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa pjesë të Pejës

Ujësjellësi ‘Hidrodrini’, ka njoftuar  për ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa lokalitete të komunës së Pejës.

Përmes një komunikate, KRHU ‘Hidrodrini’ rikujton se punimet për rehabilitim e sistemit të Furnizimit me ujë në qytetin e Pejës janë duke vazhduar në baza ditore dhe me intensitet të shtuar.

“Me 01 Nëntor 2019, nga ora 08:0 deri në ora 16:00, ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë do të ketë në Bashkësitë Territoriale ‘Rrokaqielli’, ‘Haxhi Zeka’, ‘Dardania 1’ si dhe Zona Industriale, përfshirë edhe fshatrat Loxhë, Gorazhdevc, Babiq e Krstovc”,t huhet në komunikatë njofton Telegrafi.