Telegrafi

Vazhdojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes

Drejtori Menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj tha se ky investim e bën më të sigurt funksionimin e hallkave të Korporatës, përkatësisht minierave dhe distribucionit si parakusht për hallkën tjetër, sigurimin e prodhimit konstant të energjisë elektrike.

Me rindërtimin e trafostacionit Palaj, furnizimi i Mihjeve me energji elektrike sigurohet në nivel të mjaftueshëm, sigurohet furnizimi i pompave të ujit të Ferronikelit në Bivolak si dhe i banorëve në rrethinën e trafostacionit.

Aktualisht ky trafostacion furnizohet nga një largpërçues 110 kV i vetëm dhe nuk e plotëson kriterin e furnizimit N-1. Kjo do të thotë se pas kryerjes së investimit, në rast të ndonjë prishje konsumatorët e lartshënuar do të kenë daljen rezervë dhe nuk do të mbesin asnjëherë pa energji elektrike.

Investimet në Rrjetin e Shpërndarjes po bëhen edhe në lokalitete tjera anekënd Kosovës. /Telegrafi/