Polumbarët e Maqedonisë të klubit ”Aquatech” dhe klubi spaleo-polumbar ”Vrello”, e kanë përfunduar ekspeditën e parë në dy liqene që gjenden në shpellën turistike Vrello, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij misioni është hulumtimi i plotë i kësaj pjese nënujore të shpellës, që konsiderohet si një mister pasi që deri më tani nuk është hulumtuar.
Hyrja në këto liqene është nga galeria e thatë që gjendet mbi hyrjen kryesore të shpellës nënujore të cilën mund ta vizitojnë edhe turistët.
Brendia e shpellës është e pasur me stalagtite dhe stalagmite, si edhe minerale tjera natyrore që janë formuar me vite, ndërkaq ekipet do të vazhdojnë me hulumtimin e shpellës, pa dëmtuar ambientin jetësor të saj./Telegrafi/