Site icon Telegrafi

Vazhdojnë hetimet për vrasjen pak ditë më parë në Komunën e Çairit (Video)

Foto: Ilustrim

Prokuroria Publike Themelore në Shkup, nëpërmjet një komunikate me shkrim, ka informuar se po heton incidentin që ndodhi të premten në mbrëmje në lagjen Fushë Topanë të Komunës së Çairit. Nga kjo prokuroi kanë bërë të ditur se po bëhet ekspertiza e gëzhojave dhe mjeteve të tjera të gjetura në vendin e ngjares.

“Janë siguruar të gjitha video-incizimet nga kamerat që ndodhen në rrethinën e vendit ku ka ndodhur vrasja dhe të njejtat do të jenë lëndë analize. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në obduksion. Njëkohësisht, janë dhënë disa urdhëra për ekspertizën e gëzhojave, veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe mjeteve të tjera që janë gjetur dhe janë marrë nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Si pasojë e incidentit në fjalë, mbeti i vrarë Ismet Arifi Koka nga fshati Bllacë, ndërsa u plagos Qemal Lusjani. TV Shenja bën të ditur se nga hetimet e para që janë realizuar në vend ngjarje, policia kishte gjetur 11 gëzhoja, ndërsa vetura si dhe celularin, rrobat dhe mjetet e tjera personale të të ndjerit janë dërguar në ekspertizë.

Në njoftimin e parë zyrtar para dy ditëve, MPB konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në orën 22:20 në afërsi të çajtores “Dizelldorf” .Policia ka bërë të ditur se para se të ndodhte incidenti, viktimat kanë qenë në çajtore dhe vrasja ka ndodhur kur janë larguar që aty dhe me veturë janë nisur kah rruga “Brigada e Dytë Maqedonase”. Kur është nisur vetura, sipas njoftimit të policisë, në afërsi nga ana e vozitësit (tani më i vrarë) vrasësi (person i panjohur) ka shtënë me armë zjarri disa plumba në drejtim të veturës, me çka ka qëlluar për vdekje Ismet Arifin, ndërsa me një plumb ka plagosur Qemal Lusjanin në krahun e majtë. Pas sulmit, kryesi i veprës është arratisur./TvShenja/Telegrafi/

Exit mobile version