Site icon Telegrafi

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës, gruaja dhe fëmijët dërgohen në poligon qitjeje, të tre të aftë të qëllojnë me armë

Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor.

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.

Lexo po ashtu Vrasje e Pëllumb Metës nga fëmijët në Durrës, flet vëllai i viktimës

Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.

Policia e Durrësit ka zbardhur zyrtarisht vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00, në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë banesës. /Telegrafi/

Exit mobile version