Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka nisur hetime të reja ndaj ish-shefit, Sepp Blatter, dhe disa zëvendësve të tij, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të vetëpasurohen me bonuse të paligjshme.
Njoftimi i së premtes nga Komiteti për Etikë i FIFA-s është lajmi i fundit që trondit organizatën, duke nxjerrë në pah korrupsionin dhe ryshfetin në nivel të lartë.
Komiteti tha se Blatter, së bashku me Jerome Valcke dhe Markus Kattner, dyshohet se kanë shpërblyer veten me rreth 80 milionë dollarë, në periudhën 2011-2015.
Komiteti po ashtu tha se gjetjet i janë dorëzuar policisë zvicerane për hetime penale.
Blatterit i është ndaluar çdo aktivitet në futbollin botëror për gjashtë vjet, për shkak të shkeljeve etike.