Telegrafi

Vazhdojnë hetimet ndaj Juventusit, nëna e Rabiot është ftuar në Prokurorinë e Torinos për të dëshmuar

Veronique Rabiot është thirrur nga Prokuroria e Torinos për të qenë dëshmitare në hetimet për që po bëhen për Juventusin.

Ditët e fundit prokurorët e Piemontes kanë intervistuar një numër individësh në lidhje me hetimin e tyre, duke përfshirë lojtarët: Paulo Dybala, Federico Bernardeschi dhe Alex Sandro, si dhe agjentët Alessandro Lelli dhe Alessandro Lucci.

Siç raporton Calciomercato.com, nëna e mesfushorit të Juventus, Adrien Rabiot, Veronique është thirrur për të qenë dëshmitare në hetim.

Ajo është agjente e djalit të saj dhe ka negociuar transferimin e tij si lojtarë si lirë te Bianconerët pasi prishi marrëdhëniet me Paris Saint-Germain.

Lojtarët e tjerë do të thirren në javët e ardhshme, duke përfshirë Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, si dhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

Zyra e Prokurorit të Torinos po heton kontabilitetin e mundshëm të rremë si rezultat i fitimeve kapitale dhe ngrirjes së pagave gjatë periudhës së parë të pandemisë COVID.

Ekziston një mundësi që Juventusi mund të marr dënime të rënda nëse shpallen fajtorë. /Telegrafi/