Site icon Telegrafi

Vazhdojnë grumbullimet përzgjedhëse për gjenerata të reja në basketboll

Koordinatori i gjeneratave të reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), trajneri amerikan, Chris Dial i ka ftuar në grumbullimet e radhës përfaqësuesen e gjerë të U-16 dhe atë të U-18 në konkurrencën e meshkujve, transmeton Koha.net. Grumbullimi në konkurrencën e meshkujve do të bëhet të shtunën në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Ndërsa grumbullimi në konkurrencën e femrave për grupmoshat U-14, U-16, dhe U-18 do të bëhet të dielën, në të njëjtën palestër.

Për orarin e saktë të grumbullimit FBK-ja do të njoftojë ditën e enjte. 

Exit mobile version