Site icon Telegrafi

Vazhdojnë grabitjet e armatosura në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se të premten, derisa kishte qenë në vendin e punës në një lokal mikrofinanciar në Prishtinë, kishte hyrë një person i panjohur dhe nën kërcënim të mjeteve të mprehta, ka grabitur 40 euro dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për të lënduar.

Për grabitje gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, është arrestuar edhe një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me një grabitje, janë identifikuar dhe arrestuar 4 të dyshuar meshkuj.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një revole “Ekol” me 2 copë fishek dhe 2 thika. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version