Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet e Prokurorisë Speciale Publike “T.N.T” dhe “Tarifa”.
Lënda “T.N.T” është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtari Ognen Stavrev, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është i arratisur në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas aktakuzës së PSP-ë, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.
Në karrigen e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish drejtori i përgjithshëm i ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë, të cilët janë të akuzuar për rastin “Tarifa”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për furnizim të kundërligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Ekektranat e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro./Telegrafi/