Site icon Telegrafi

Vazhdojnë gjobat nga Inspektorati në Prishtinë, Tahiri: Pavarësisht krizës nuk do t’i kursejmë ata që shkelin ligjin

Kryeinspektori në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur që po vazhdon inspektimi nëpër kryeqytet dhe gjobat për ata që nuk u përmbahen ligjeve.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, njoftoi se kanë gjobitur një lokal që kanë vendosur konstruksion pa leje në hapësirën publike.

Ai tha se edhe në kohë pandemie nuk do t’i kursejnë bizneset që e shkelin ligjin.

“Tentimi për të shfrytëzuar këtë periudhë për vendosje të konstruksioneve pa leje, është gabim i madh. Gjobat janë njësoj si më herët. Pavarësisht krizës, ne nuk do t’iu kursejmë! Përmbajuni ligjeve dhe rregulloreve – kursejeni veten. Pala urdhërohet që ta lirojë hapësirën publike. Në rast të mospërfilljes, rrënimi është i pashmangshëm”, shkruan Tahiri. /Telegrafi

Exit mobile version