Telegrafi

Vazhdojnë gërmimet te kampusi i UP-së

Po vazhdojnë gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, vend ky në të cilin po dyshohet për varrezë masive.

Gërmimet janë duke vazhduar ndërkohë që nuk dihet se sa kohë do të zgjasë kjo procedurë, për shkak e kohëzgjatja e tyre do të varet më shumë nga vendi se ku do të bëhet gërmimi.

Ky është gërmimi është i treti brenda dy javësh për të zbuluar varrezën e dyshimtë masive me të vrarët shqiptarë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.