Site icon Telegrafi

Vazhdojnë gabimet trashanike të Manuel Neuer, kamerat kapin Ter Stegenin në bankë rezervë

Manuel Neuer ka pranuar një gol, pas një pritje të dobët kundër Greqisë, gjë që ka bërë që kamerat të shkojnë drejt Marc-Andre ter Stegen.

Goditja nuk ishte e fuqishme dhe Neuer duhet ta kishte kapur topin lehtësisht me duar; por në vend të kësaj, ai bëri pritje, ku topi shkoi te Georgios Masouras i cili shënoi nga afër.

Menjëherë pas kësaj, kamera kapi fytyrën e Marc-Andre ter Stegen, i cili vazhdon të jetë rezervist te Gjermania.

 

Më herët, përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, konfirmoi se Manuel Neuer do të jetë portieri i parë në Euro 2024.

Kjo nuk i pëlqeu Ter Stegenit, i cili e quajti situatën “si të vështirë” pavarësisht se pranoi vendimin e Nagelsmann.

Ter Stegen nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje të vetme në Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Ter Stegen flet për marrëdhënien me Neuerin, si dhe rolin e tij te Gjermania

Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik. Gjermania përballet me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën në fazën e grupeve. /Telegrafi/ 

Exit mobile version