Telegrafi

Vazhdojnë edhe sot homazhet për Rasim Thaçin-Cima

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima.

Homazhet do të bëhen në orën 11:00.

Humoristi shqiptar ndërkohë ndërroi jetë të premten (26 mars) në moshën 71 vjeçare.

Vazhdojnë homazhet për ta nderuar figurën e aktorit Rasim Thaçi-Cima

Cima ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtrirë në spital duke u trajtuar për virusin.

Lexo po ashtu Adelina Thaçi e përlotur para mediave, kujton ditët e fundit të jetës së babait dhe këshillën jetësore që i la

Krahas karrierës së bujshme si aktor, ai për një kohë të gjatë ka qenë edhe profesor i edukatës fizike e po ashtu edhe futbollist.

Vazhdojnë homazhet për ta nderuar figurën e aktorit Rasim Thaçi-Cima

Më së shumti, ai u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Disa nga skeçet më të njohura të tij janë edhe: “Cimë Baushtella”, “Nusja nga Diaspora”, “Lajmi në gurbet”, “Cimë polici”, etj. /Telegrafi/