Site icon Telegrafi

Vazhdojnë dorëheqjet në OBRM-PDUKM

Vazhdojnë dorëheqjet e funksionarëve në OBRM-PDUKM. Pas braktisjes së sotme të pozitës së kryetarit të Unionit të Forcave të të Rinjve nga Luka Krzalloski, dorëheqje ka dhënë edhe kryetari i Komitetit të Qytetit të Unionit të Forcave të të Rinjve, Tomi Kepevski. Ai dorëheqjen e shpjegoi si një zë kritik me atë që po ndodh në parti.

“Të dashur partnerë dhe miq, të motivuar dhe të inkurajuar nga dorëheqja e sotme e kryetarit të Unioni të Forcave të të Rinjve, Luka Krzalloski, vendosa që edhe unë jap dorëheqje të parevokueshme si kryetar i Komitetit të Qytetit të UFR”, thuhet në deklaratën e Kepevskit..

Ai gjithashtu akuzon lidershipin e tanishëm të OBRM-PDUKM ku siç thotë “për fat të keq, është e qartë se ky lidership po largohet nga angazhimet strategjike dhe partnerët e OBRM-së dhe Republika e Maqedonisë dhe po shërben si një platformë për përhapjen e ndikimit rus”./Telegrafi/

Exit mobile version