Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar të përballet me disa dorëheqje brenda partisë. Së fundmi dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së ka dhënë Shqipe Mjekiqi.
Po ashtu u raportua se dorëheqje nga pozita e zëdhënëses së LDK-së ka dhënë edhe Sibel Halimi, mirëpo kjo e fundit mohoi një gjë të tillë.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj me Halimin por e njëjta nuk është përgjigjur.
Halimi më vonë në një postim në Facebook ka mohuar lajmet se ka dhënë për dorëheqje në parti.
“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta. Angazhimin në LDK do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë! Faleminderit për përkahjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët politik”, ka shkruar Halimi.
Ndryshe, dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë edhe Shqipe Mjekiqi.
Shqipe Mjekiqi më 20 mars të 2021-së me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte emëruar nënkryetare e partisë. /Telegrafi/