Telegrafi

Vazhdojnë dështimet e Liverpoolit

Pas një pjese të parë pa gola, mysafirët e Liverpoolit kaluan në epërsi me anë të mbrojtësit grek Sotirios Kyrgiakos 12 minuta në pjesë të dytë (57’), por të zgjedhurit e Rafa Benitez nuk arritën ta mbajnë epërsinë.

Vendasit arritën të barazojnë me anë të një mbrojtësi tjetër, gjermanit Robert Huth, në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (90’). Dirk Kuyt pati një mundësi të shkëlqyeshme për të marrë tre pikët në momentet e fundit të lojës shtesë, por goditja e tij me kokë u ndalua nga shtylla.

Liverpooli do të vazhdojë të mbajë pozitën e shtatë me 34 pikë, pozitë kjo që kërcënohet nga Birmingham City (33 pikë) që sot më vonë udhëton në fushë të Portmsouth./Telegrafi/