Site icon Telegrafi

Vazhdojnë dënimet e qytetarëve të Maqedonisë që përgatitin ajvar

Bashkia e Shkupit ka dënuar deri tani 16 qytetarë për përgatitje të ajvarit në hapësira të gjelbërta publike. Në këtë drejtim, secila komunë ka përgjegjësi që të dënojë, ndërkaq dënime shkruan edhe policia, nëse kap qytetarë duke përgatitur ajvar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ligjit për pastërti publike, parashihet dënim prej 50 euro për vendosje të stufës në hapësira publike dhe lënien e bërllogut. Sipas këtij ligji, diskriminohen qytetarët të cilët jetojnë në ndërtesa, pasi që ata qytetarë të cilët përgatitin specialitetin e Maqedonisë në hapësira private, num mund të dënohen dhe lirshëm mund t’i pjekin specat për ajvar./Telegrafi/

Exit mobile version