Site icon Telegrafi

Vazhdojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Secretary of the Treasury Steven Mnuchin (5th L), U.S. Secretary of Commerce Wilbur Ross (8th L), Director of the National Economic Council Larry Kudlow (4th L), and U.S. Trade Representative Robert Lighthizer (6th L) participate in the U.S.-China trade talks with Chinese Vice Premier Liu He and other Chinese officials at Eisenhower Executive Office Building February 21, 2019 in Washington, DC. U.S. officials continue negotiation to end the trade war with their Chinese counterparts as the trade talks take place in the U.S. side of the globe. (Photo by Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina po diskutojnë për një takim mes dy udhëheqësve të tyre në të ardhmen e afërt për të finalizuar një marrëveshje tregtare. Për ta çuar diskutimin përpara, raundi i fundit i bisedimeve tregtare mes zyrtarëve të lartë po vazhdon edhe gjatë fundjavës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua me zëvendës kryeministrin kinez, Liu He të premten pas bisedimeve në Uashington këtë javë.

Trump tha se parashikon të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, së shpejti dhe se mund të bien dakord për kushtet përfundimtare të marrëveshjes tregtare.

Ekspertët thonë se dy ekonomitë më të mëdha të botës, duhet të mbyllin hendeqe të mëdha, ndërsa përpiqen të gjejnë emërues të përbashkët për të shmangur vendosjen e tarifave të reja amerikane, shkruan VOA.

Por ndërsa Kina është angazhuar të blejë më shumë mallra amerikane, dhe është shënuar përparim mes njoftimeve se të dyja vendet po punojnë për të finalizuar detajet e një marrëveshjeje tregtare, ekspertët thonë se ato do të sillnin vetëm një zbutje të përkohshme të tensioneve tregtare, nëse nuk zgjidhen çështjet madhore strukturore. /Telegrafi/

Exit mobile version