Pas përfundimit të takimeve të ndihmës-sekretares amerikane, Victoria Nuland, me përfaqësues të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, është paralajmëruar një takim tjetër në Përzhino, në mes të grupeve të punës të këtyre partive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite do të jetë lista zgjedhore dhe reformat në media. Herën e fundit grupet e punës u takuan javën e kaluar. Pozita thotë se është arritur përparim në bisedime, kurse opozita thotë të kundërtën./Telegrafi/