Telegrafi

Vazhdojnë bisedimet Hysaj-Napoli, 500 mijë euro peng i vazhdimit të kontratës

Elseid Hysaj (Foto: Getty Images/Guliver)

Elseid Hysaj ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij me Napolin.

Mbrojtësi shqiptar po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë në tri vitet e fundit dhe është bërë ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Napoli po dëshiron ta blindojë yllin e tyre dhe i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2023 me rritje page.

Menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi është takuar me drejtuesit e klubit dhe bisedimet kanë avancuar.

Hysaj (Foto: Getty Images)

Napoli i ka ofruar pagë vjetore prej 2,5 milionë euro në stinor, por që kjo është refuzuar nga agjenti.

Giuffredi vazhdon të kërkojë pagë vjetore prej tre milionë euro në stinor për Hysajn.

Deri më tani si klubi ashtu edhe agjenti i lojtarit nuk janë lëkundur nga kërkesat e tyre.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, atëherë Hysaj mund të përfundojë te Chelsea.

Maurizio Sarri po e kërkon Hysajn te Chelsea, dhe klubi londinez është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro për shqiptarin. /Telegrafi/