Të gjithë i kanë idhujt dhe modelët që ndjekin në jetë dhe nga të cilët frymëzohen në veshje dhe në dukje.
Për shumëkënd një shembull që ndiqet është Beyonce. Ndërkaq, diva e muzikës kopjon dikë tjetër.
Kemi raportuar se këngëtarja e famshme me vite të tëra e ka kopjuar Jennifer Lopezin në veshje, ndërsa faqet rozë vazhdojnë të publikojnë fotografi, ku bëjnë ndërlidhje në stilin e dy yjeve.
Madje edhe Cosmopolitan ka bërë një fotogaleri për të treguar se Beyonce kopjon stilin e J.Lo.
Duke i shikuar fotografitë e mëposhtme, vlerësoni ngjashmëritë në veshjen dhe dukjen e dy këngëtareve. /Telegrafi/