Telegrafi

Vazhdojnë akuzat mes PTK-së dhe organizatës “Çohu”

Sipas zëdhënësit të PTK-së, Menduh Abazi, shpifjet dhe shantazhet e “Çohu” kanë penguar punën e menaxhmentit të PTK-së.

Abazi ka thënë se PTK-ja të gjitha veprimet si dhe aktivitetet e saj është duke i kryer në pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.

Ndërsa Zogiani thotë se ka fakte për akuzat që i ka bërë. Ai thotë se duhet të priten rezultatet e prokurorisë.

Ndërkaq, Abazi ka mohuar edhe akuzat e “Çohu” për trajnimin e 40 inxhinierëve të saj. Ai ka thënë se për këtë ata kanë marrë aprovimin e Bordit të drejtorëve si dhe leje nga Autoriteti për Prokurim Publik.

Po ashtu ka thënë se shpifjet për konsulencën e Projektit për licencën e 4-t në Republikën e Shqipërisë janë qesharake dhe të pabaza.

Zogiani thekson se “Çohu” nuk ka asgjë personale me PTK-në, por ata monitorojnë të gjitha organizatat publike.

Drejtuesit e PTK-së në konferencën për shtyp po ashtu kanë bërë të ditur se do të iniciojnë edhe një aktpadi tjetër për Zogianin. /ktv/