Mirëmbajtja në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve me pastrimin e rrugëve dhe trotuareve.
Pastrimi i tyre po bëhet në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan Telegrafi.
Me mirëmbajtjen e qytetit po merret kompania regjionale “KRM Uniteti”, e cila përkujdeset për largimin e mbeturinave në Mitrovicë dhe Skenderaj.
“KRM “Uniteti” vazhdon me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit të Mitrovicës, duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në pjesë të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/