Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” sot ka realizuar aksion për pastrimin e dy vendqëndrimeve në Malin Sharr – “Te promkat” dhe “Guri i Sidollit”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aktivistëve për pastrim ju bashkangjitën edhe qytetarët të cilët ishin të pranishëm në këto dy vende dhe kishin dalur për piknik.
Kjo nismë me këtë aktivitet kërkon që Kodrës së Diellit t’i kthehet vëmendja institucionale, që kjo pikë ta merr përkujdesjen e duhur dhe t’i kthehet nami i dikurshëm.
Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” u themelua para stinës së dimrit, e cila u angazhua që ta kthejë turizmin sërish në këtë vend turistik, pasi viteve të fundit turizmi ka shënuar rrënie të madhe./Telegrafi/