Site icon Telegrafi

Vazhdojn përplasjet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (Video)

Udhëheqësia e re e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) e akuzon Zhivko Mitrevskin se është duke bërë trysni te anëtarët që ta nënshkraujnë një deklaratë të tij, ku kërkohet mbëshetja për të, që të mbetet kryetar i Lidhjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Darko Dimovski akuzon se Mitrevski i ka forcuar trysnitë ndaj sindikalistëve, ndërkaq Mitrevski i mohon këto akuza dhe mbetet në qëndrimin se ai është kryetari legjitim i LSM-së.

Për 24Vedsti, Mitrevski thotë se bëhet fjalë për gënjeshtër, duke akuzuar Dimovskin se nuk njeh asgjë nga Sindikata dhe se 13 degë të sindikatës janë autonome dhe e kanë mbështetur Mitrevskin në kongres./Telegrafi/

Exit mobile version