Telegrafi

Vazhdoi të voziste edhe pasi u pengua nga policia, rrezikoi të përplasej me vetura tjera dhe nuk pranonte të ndalonte

Shoferi nuk iu bind urdhrave të policisë, duke detyruar që ata ta ndjekin për një kohë nëpër autostradë

Floyd Grass nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, nuk është sikur shoferët tjerë, të cilët ndalojnë sapo një makinë policore të ketë ndezur dritat, transmeton Telegrafi.

Ky shofer 43-vjeçar, vazhdoi të voziste me shpejtësi edhe pasi u pengua nga policia, që përdori manovrën e njohur si PIT, ku duke u goditur makina bëhen përpjekje që të rrotullohet.

Por, Chevy Silverado u përplas për barriera dhe nuk u rrotullua, përndryshe do të kishte aksidentuar makinën që ishte në anën tjetër.

Në këtë formë ai vazhdo edhe më tutje, duke rrezikuar të përplasej me vetura tjera, ndërsa vendosi të dorëzohej vet, duke parë se më nuk kishte nga të shkonte me katër patrulla policore nga pas.

Arsyet pse ai iku në këtë formë nuk dihet, por ai kishte histori të shitjes së drogës dhe ishte ndaluar disa herë nga policia. /Telegrafi/