Nayzia Thomas në Shtetet e Bashkuara, ishte shtrirë në spital në pritje të fëmijës së parë, por kjo nuk e ndali për të vazhduar mësimet.
Megjithëse kishte gjendje të rënduar, vazhdoi studimet dhe ua dërgonte punimet profesorëve, në mënyrë që ta përmbyllte semestrin si duhet, transmeton Telegrafi.
“Humba shumë gjak dhe trupi im ishte dërmuar nga lindja shumë e ndërlikuar. Unë me vogëlushin jemi mirë dhe babai tij është gjithmonë pran nesh”, ka shkruar Thomas lidhur me rastin.
Fotografia ku studentja me nota të larta shihet me llaptop në prehër, ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ku është uruan për fat dhe sukses.
“Po studion edhe gjatë pritjes për të lindur, po ju çfarë arsyetimi keni që nuk i kapni librat”, ka qenë komenti që u pëlqye më së shumti. /Telegrafi/