Të rinjtë sot vazhduan me punëtorinë në kuadër të projektit “Ëndërro. Dizajno. Bëje”.
Gjatë punëtorisë ata panë një video të shkurtër në lidhje me Rosalind G. Brewer, e njohur gjithashtu si “Roz”, e cila është një biznesmene amerikane që shërben si CEO e Walgreens Boots Alliance.
Me emërimin e saj në Walgreens në muajin mars të vitit 2021, ajo u bë e vetmja grua afrikano-amerikane që ishte CEO e një kompanie Fortune 500.
Programi përfshin një aktivitet praktik të inovacionit që i lejon pjesëmarrësit të punojnë përmes procesit të shpikjes për të kuptuar më mirë se si inovacioni dhe sipërmarrja mund të përdoren për të zgjidhur problemet e përditshme.
Në çdo seminar prezantohen video dhe shpërndahen “Game Changers” për pjesëmarrësit e rinj.
Ndryshe, ky program mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë. /Telegrafi/