Site icon Telegrafi

Vazhdoi predikimin edhe pse u kafshua nga gjarpri, pastori u dërgua pa ndjenja në spital (Video)

Pastori kontrovers amerikan, babai i të cilit vdiq pas kafshimit nga gjarpri, është sulmuar edhe vet teksa predikonte me një reptil në duar.

Cody Coots është pastori i një kishe në Kentycky, që është ndër të vetmet në Shtetet e Bashkuara, që ende merren me mbajtjen e gjarpinjve, transmeton Telegrafi.

Gjatë një ceremonie predikimi, ai u kafshua afër veshit nga gjarpri, por vazhdoi edhe më tutje, megjithëse i tëri ishte gjakosur.

Pretendimi se lutjet do ta mbrojnë nuk i bëri punë, andaj humbi ndjenjat dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital.

Mjekët kanë thënë se ai ka mundur edhe të vdiste, pasi u kafshua në një arterie kryesore, shkëputja e së cilës do ishte fatale për jetën e tij.

Kafshimi nga ky gjarpër, i mbytë viktimat për pesë deri në dhjetë minuta. Babai i tij, pastori Jamie Coots, ka vdekur për shtatë minuta, pasi u kafshua nga një gjarpër derisa ishte duke predikuar.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Coots është në rregull, ndërsa ai ka nisur të merr vetën nga kafshimi që e la me shumë pasoja fizike. /Telegrafi/

Exit mobile version