Site icon Telegrafi

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e kolegut të punës në Obiliq

Janë bërë më shumë së një muaj nga vrasja e Armend Kutllovcit në vendin e punës, përkatësisht në Babimoc të Obiliqit.

Sipas organeve të hetuesisë, Kutllovci u vra në punë aksidentalisht nga i dyshuari F.T nga komuna e Dragashit.

Mësohet së të dyshuarit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka për Indeksonline ka thënë se prokurorja e rastit ka kërkuar t’i vazhdohet paraburgim të dyshuarit.

“Prokurorja e rastit, Ferdane Sylejmani ka dhënë urdhër që të vazhdohet paraburgimi ndaj të dyshuarit F.T edhe për dy muaj”, ka thënë Beka.

Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje po e cilësojnë si aksidentale.

I ndjeri ishte nga fshati Dobërllugë të Vushtrrisë.

Exit mobile version